KTA BËHET ZYRTARISHT ANËTARE E PLOTË NË FIA

KTA BËHET ZYRTARISHT ANËTARE E PLOTË NË FIA

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn

Në mbledhjen e përgjithëshme të asambles së FIA-së me shumicë të votave të delegatëve pjesëmarrës KTA bëhet anëtare e plotë në FIA.

Kosova do të përfaqesohet nga KTA në fushën e mobilitetit si anëtare me të drejta të plota që garantohen me statutin e FIA-së.

FIA është organizatë botëore e cila ka përfaqësues nga klubet kombëtare të shteteve,një organizatë globale që jo vetëm që promovon sportin motorik, por edhe mobilitet të sigurt, të qëndrueshme dhe të arritshme për të gjithë përdoruesit e rrugës në të gjithë botën. Si e tillë, federata punon në tre fusha kryesore të ndërlidhura të aktivitetit – Sport, Fushata dhe Mobilitet. Në fushën e mobilitetit FIA synon të sigurojë që sistemet e sigurta, të përballueshme dhe të pastra të transportit janë në dispozicion për të gjithë. Promovimi i formave të sigurta dhe të qëndrueshme të mobilitetit nga ana e tij ka bërë që FIA të angazhohet në nisma globale të qëndrueshmërisë dhe gjithashtu të gjejë përgjigjen e saj kryesore për shqetësimet e sigurisë rrugore, Aksioni i FIA-s për Sigurinë në Rrugë. Kjo fushatë mbarëbotërore, në mbështetje të Dekadës së KB të Veprimit për Sigurinë në Rrugë, synon të zvogëlojë viktimat në rrugë me pesë milion para vitit 2020. Si organ drejtues i sportit motorik, FIA siguron që të zhvillohen ngjaret të drejta, me kompetencë të rregulluar dhe mbi të gjitha të sigurta në cep të globit.

Në asamblen e përgjithshme të FIA-së, KTA përfaqësohet me dy delegate, z.Haki Kastratin drejtorin gjeneral dhe z.Besart Zeka udhëheqësin e departamentit të IT-së

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore